Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani në mbështetje të TS: Liria e mediave do të thotë liri e demokracisë

Liria e të shprehurit në media është kyçe për demokratizimin e shoqërisë, zhvillimin dhe inkurajimin e mendimit kritik. Është absolutisht e palejueshme që individë dhe institucione të abuzojnë me fuqinë e tyre dhe të kërcënojnë një liri të tillë. Dhe jo vetëm kaq. Ata kanë për detyrë dhe detyrim jo vetëm të respektojnë punën gazetareske, por edhe të krijojnë dhe mirëmbajnë në mënyrë aktive kushte për punë pa ndërprerje të mediave.
Mbështetje të plotë për ekipin e TetovaSot. Ne të gjithë jemi përgjegjës për të ndihmuar dhe mbështetur mediat që ta bëjnë punën e tyre pa probleme, të liruar nga çdo lloj presioni. Liria e mediave do të thotë liri e demokracisë.
Të nderuar gazetarë të TetovaSot, mos lejoni të zmbrapseni nga fuqia e individëve dhe grupeve, ju keni fuqinë më të madhe!