Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, me ftesë të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, po merr pjesë në Ditën Kombëtare e cila festohet në nder të Shën Stefanit, themeluesit të shtetit hungarez dhe të Krishterimit në Hungari.
Përveç pjesëmarrjes në festimin e Ditës Kombëtare, janë planifikuar disa takime me përfaqësues të lartë të qeverisë hungareze, disa ministra dhe investime të mundshme.
Në takime është planifikuar të diskutohet dinamika e projekteve në Maqedoni, si dhe bashkëpunimi i ardhshëm ekonomik i zgjeruar midis dy vendeve.
Vizita e Zëvendëskryeministrit është një tjetër konfirmim i miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis Maqedonisë dhe Hungarisë.