Banka serbe Alta Banka AD Beograd ka njoftuar planin për të bërë ofertë publike për blerjen e të gjitha aksioneve ordinare me të drejtë vote të lëshuara nga Stopanska Banka AD Bitola. Çmimi i ofruar për çdo aksion është 3.777 denarë, raporton Biznis Info.
Aktualisht, Alta Banka AD Beograd dhe personat e lidhur zotërojnë 19.439 aksione ordinare, që përbëjnë 4.97% të totalit të aksioneve ordinare të Stopanska Bankës Bitola.
Në një komunikatë të publikuar në Bursën e Maqedonisë, banka shpjegon:
“Sipas nenit 26-a, paragrafi 3 të Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare, përveç miratimeve të nevojshme nga organet, institucionet dhe autoritetet e brendshme, përfshirë miratimin paraprak nga Banka Qendrore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhënia e ofertës për marrje është e kushtëzuar me miratimin paraprak të Bankës Qendrore të Serbisë (‘Miratimi i huaj’). Vlen të theksohet se miratimi nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës së Serbisë tashmë është marrë”, thuhet në komunikatë.
Ky hap tregon synimin e bankës serbe për të rritur praninë e saj në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut dhe për të marrë kontrollin e plotë mbi Bankën Stopanska Bitola. Flaka Media