Më 20.08.2025, rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Preod” në fshatin Dragobrashtë të Vinicës, policia nga Seksioni për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje ka privuar nga liria D.S. (36) nga Vinica.

Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Toyota” me targa vendore, të drejtuar nga F.G. (20) nga Vinica, policët konstatuan se në makinë ndodhej edhe D.S. Ky i fundit tentoi të ikte dhe hodhi një qese me marihuanë, por u kap menjëherë nga policia. Lënda narkotike u gjet dhe u sekuestrua.

Për ngjarjen është informuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër 36-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume