Më 20.08.2025, rreth orës 21:20, në rrugën “Gemixhiska” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.K. (58) dhe një motoçiklete “Hamaçi” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.G. (21).
Nga përplasja, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Ekspertizën e vendngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Shkup.TS