Më 20.08.2025, rreth orës 19:55, në rrugën magjistrale A2, para rrethrrotullimit në Strugë, ndodhi një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Suzuki Maruti” me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.P. (73) nga Struga, dhe një automjeti “Audi” me targa të Strugës, i drejtuar nga S.B. (31) nga Struga.

Nga përplasja lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja e “Maruti”-t, T.P. (76) nga Struga, të cilat u konstatuan në Qendrën Mjekësore të Strugës.

Ekspertizën e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i NJPB Strugë.TS