16 raste të etheve të Nilit Perëndimor janë regjistruar në Serbi këtë vit, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.

Midis të sëmurëve ka tetë burra dhe tetë gra, dhe mosha mesatare e pacientëve është 64 vjeç, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanović Batut”.
Ethet e Nilit Perëndimor janë një sëmundje sezonale që transmetohet nga pickimi i një mushkonje të infektuar, dhe vektori kryesor i virusit është lloji i mushkonjës Culex pipiens.

Sezoni i transmetimit të virusit të Nilit Perëndimor në Serbi zakonisht zgjat nga qershori deri në nëntor, thekson instituti.