19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK.

Rastin për Klan Kosova, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi.

I riu, nga ky aksident fatal ditë më parë, humbi edhe të dy prindërit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume