Çmimet e banesave në Tetovë viteve të fundit kanë pasur një ritje të madhe e në veçanti vitin e fundit ku metër katrori i një banese shkon deri në 1600 euro. Çmimet e larta të banesave janë të pa përballueshme për qytetarët dhe si të tilla ato nuk përkojnë me realitetin dhe standardin e jetesës në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

Top24 ka pyetur disa qytetarë të cilët i thanë redaksisë se në zonën e qendrës që njihet si zona një çmimi i metër katrorit shkon edhe 1800 euro ndërsa në pjesën nga bllok 70 shkojnë diku rreth 1500 euro metër katrorë ndërsa në pjesët tjera që janë më larg se këto dy pjesë janë nga 1400euro ose 1300euro që janë çmime stratosferike shprehet një nga banorët e Tetovës.

Ndryshe sipas qytetarëve të Tetovës çmimet e ndërtimeve të reja në Tetovë pavarsisht zonës urbane të gjitha janë me çmime fillestare nga 1500 euro metër katrori dhe më lartë.