Ministria e Shëndetësisë njofton se i gjithë dokumentacioni dhe gjetjet nga raportet e komisioneve lidhur me punën e Dhomës së Stomatologëve janë dorëzuar te Prokuroria Publike e RMV-së për shqyrtim dhe veprime të mëtejshme, në përputhje me kompetencat ligjore.
Janë dorëzuar tre raportet për punën e komisionit për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së veprimtarisë në ushtrimin e autorizimeve publike të Dhomës së Stomatologëve, nga datat 25.02.2025, 15.05.2025 dhe 21.05.2025.
Si shtesë, është dorëzuar edhe njoftimi për Dhomën e Stomatologëve, nga data 11.03.2025, si dhe shkresa dhe dokumentacion nga sektori i kujdesit shëndetësor stomatologjik.
Në lidhje me procedurën për marrjen ose rinovimin e licencës së mjekëve stomatologë, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka marrë përkohësisht kompetencat, kujtojmë se mjekët mund të dorëzojnë dokumentacionin në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë, tek sektori për kujdesin shëndetësor stomatologjik.