CIVIL i fton anëtarët e vet, mbështetësit dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar të moshës madhore të aplikojnë për vëzhgues afatshkurtër ose afatgjatë për ZGJEDHJET LOKALE 2025. Afati i fundit për paraqitje është 15 shtator, deri në orën 17.

LINK PËR APLIKIM PËR VËZHGUES AFATSHKURTËR
LINK PËR APLIKIM PËR VËZHGUES AFATGJATË
Pas përzgjedhjes së vëzhguesve, do të mbahen edhe seminare për trajnimin e vëzhguesve, të cilat do të zhvillohen në fillim të tetorit.

Trajnimet janë të detyrueshme për të gjithë vëzhguesit e përzgjedhur, pa marrë parasysh nëse kanë qenë vëzhgues të CIVIL-it edhe në ndonjë nga ciklet e mëparshme zgjedhore.

Në trajnimet do të nënshkruhen edhe kontratat për angazhim, si dhe Kartën e vëzhguesve të CIVIL-it, me të cilat vëzhguesit obligohen të jenë të paanshëm dhe objektiv.

Vëzhguesit afatgjatë të zgjedhjeve lokale të CIVIL-it angazhohen në periudhë prej gjashtë javësh dhe kanë detyra pune që kanë të bëjnë me të gjithë njësinë zgjedhore që u është ndarë. Në ditën e votimit ata i koordinojnë aktivitetet edhe të vëzhguesve afatshkurtër në njësinë e tyre zgjedhore.

Vëzhguesit afatshkurtër angazhohen në ditën e votimit në rrethin e parë dhe – aty ku është e nevojshme – edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Personat e angazhuar në administratën zgjedhore, misione të tjera monitoruese, funksionar dhe aktivistë të partive politike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në thirrjen e CIVIL-it.

Vëzhguesit e zgjedhjeve të CIVIL-it janë mobil, përkatësisht secili vëzhgues ka obligim të mbulojë më shumë vendvotime.

CIVIL – Qendra për Liri