E Majta njoftoi se kandidati i tyre për Qytetin e Shkupit do të jetë deputeti Amar Mecinoviq. Ata synojnë kryesisht elektoratin e ri kurse Mecinoviq bëri premtimet e para për kryeqytetasit. Presin mbështetje nga të pavarurit

“Pas një procesi me intervista dhe sondazhe vendosëm për deputetin tonë më të mirë në këtë përbërje parlamentare Amar Mecinoviq i cili arriti që vetëm për një vit nga mandati tij i deputetit të imponohet si një nga deputetët me aktiv në Kuvend. Mendoj se me kandidaturën e tij, meqë ishte kuadër që u ndërtua në strukturat partiake, do të arrijmë për herë të parë t’i përfshijmë edhe të rinjtë që të dalin në zgjedhje sepse ata janë pjesë e elektoratit që zakonisht nuk del në zgjedhje”, deklaroi Dimitar Apasiev, E Majta.

“Në dy muajt e ardhshëm duhet të bëhet lëvizje e shkupjanëve dhe strukturave të diskursit politik që mendojnë se duhet të zhbëhet monopoli i aktorëve politik që na drejtojnë dhe mendojmë se do kemi sukses. Fushata do të përpiqemi të jetë diçka që opinioni nuk e ka parë në kuptimin e marketingut politik”, tha Amar Mecinoviq, E Majta. /Alsat.mk