Ambasada kineze në ShBA dhe Grupi Mediatik i Kinës organizuan së bashku në Uashington të ShBA-së aktivitetin e shkëmbimeve kulturore “Jehona e Paqes”, Ekspozitë Videoje dhe Arti në Përkujtim të 80-vjetorit të Fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore.

Ambasadori kinez në ShBA Xie Feng u shpreh se, si fushëbeteja kryesore në Lindje e Luftës Antifashiste Botërore, Lufta e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez nisi më herët, zgjati më shumë, tërhoqi më shumë trupa e pati sakrificat më të mëdha, duke dhënë një kontribut të pamohueshëm historik për fitorën e Luftës Antifashiste Botërore, me luftime të përgjakshme që zgjatën 14 vjet, me mbi 200 beteja të rëndësishme dhe më shumë se 35 milionë viktima ushtarake dhe civile. Në atë betejë ​​Kina u bashkua me popujt paqedashës të më shumë se 50 vendeve, duke formuar një front të gjerë ndërkombëtar të bashkuar antifashist.

Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës, Shen Haixiong, u shpreh se sivjet është 80-vjetori i fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore. Në botën e sotme të trazuar, ne duhet të nxjerrim mençuri dhe forcë nga kjo histori madhështore dhe të punojmë së bashku për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.
Një veprimtari e tillë u organizua edhe në Najrobi të Kenias ku ishin të pranishëm mbi 200 të ftuar nga departamentet qeveritare, mediat, institutet e studimit të politikave dhe shkollat e larta të Kenias

Gjatë aktivitetit u shfaq dokumentari i CMG-së “Tigrat Fluturues”