Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ka vdekur Lirigzon Karaqica, 25-vjeçar, nga fshati Gallanasellë, por që jetonte në Suedi.

Në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Largimi i parakohshëm i Lirigzonit është dhimbje e rëndë për familjen dhe komunën tonë. Ngushëllime të sinqerta dhe lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes për ta përballuar vdekjen e papritur të Lirigzonit. Ngushëllime të sinqerta për familjen Karaqica”, ka thënë Lladrovci.

I ndjeri ishte magjistër i shkencave politike dhe kandidat për doktoraturë. Karaqica ishte edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Jokkmokkut të Suedisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume