Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:

u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume