Të premten, qeveria e Rajonit Administrativ Special të Hong-Kongut (HKSAR) organizoi një ceremoni përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Popullit Kinez të Rezistencës kundër Agresionit Japonez.

Gjatë fjalës së tij në aktivitet, kryeekzekutivi i HKSAR -së, John Lee, u shpreh se:“Populli i Hong-Kongut u bashkua me bashkatdhetarët në atdhe me vendosmëri të palëkundur dhe pa frikë nga sakrifica, duke marrë pjesë aktivisht në vijën e parë të frontit për të mbrojtur atdheun.”
Ai shtoi se: “Vetëm duke njohur historinë tonë dhe duke dashur vendin tonë mund të trashëgojmë zjarrin e patriotizmit. Vetëm duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtojmë të ardhmen. Fryma e rezistencës është një pasuri shpirtërore e çmuar për kombin tonë dhe një forcë që na frymëzon të ecim përpara.”

Qeveria e HKSAR -së po organizon një sërë aktivitetesh përkujtimore, duke përfshirë një ceremoni zyrtare më 3 shtator, si dhe aktivitete arsimore dhe shfaqje filmash.