Ethel Caterham, personi më i vjetër në botë gjithashtu edhe në Britaninë e Madhe ka festuar ditëlindjen e 116 të në Surrey të Anglisë.

Caterham është certifikuar si personi më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore “Guinness” më 30 prill, pas vdekjes së një brazilianeje, Inah Canabarro e cila ka vdekur në moshën 116-vjeçare.

Caterham ka festuar ditëlindjen të martën.

Motra e saj, Gladys Babilas, ka vdekur në moshën 104-vjeçare në vitin 2002.

E pyetur për sekretin për jetën e gjatë, ajo ka thënë se ka pasur shëndet të mirë mental.

“Thuaj po për çdo mundësi sepse nuk e di kurrë se ku do të të çojë. Ki një shëndet pozitiv mendor dhe merr gjithçka me masë”, tha ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume