Bujar Osmani zgjohet në ora 5 të mëngjesit në Çairin e kaosit. “Të bashkohemi ta rregullojmë” (VIDEO)

Kandidati i AKI-së, Bujar Osmani sot ësht zgjuar në ora 5 të mëngjesit për të parë Çairin e vërtetë, Çairin e kaoist, Çairin e ndërtimeve të egra. Ai në një video thotë se Çairit nuk i duhet një kryetar që fle por një kryetar që do ta rregullojë Çairin.
“Çairi meriton disiplinë dhe përkushtim çdo ditë, nga mëngjesi.
Ora 5:50
Çairi zgjohet herët. Ashtu zgjohem edhe unë.
Çdo ditë, nga ora 5:30 deri në 7:30, do të eci nëpër rrugët tona.
Nuk dua raporte nga zyra. Dua të shoh vetë atë që shihni ju
Çdo problem shënohet. Pastaj, në orën 7:30, i mbledh të gjitha shërbimet komunale dhe them:
Kjo është lista e sotme. Rregullojeni.
Ky nuk është vetëm një premtim elektoral. Kjo është një disiplinë e përditshme.
Çairi meriton një kryetar që nuk fle ndërsa komuna vuan.
Unë do ta nis çdo ditë kështu që dita juaj të nisë më mirë” ka shkruar Osmani.
Nga ana tjetër, siç mëson portali TetovSot, Bujar Osmani në të gjitha anketat e agjencive është para Izet Mexhiti, rezlutati në anketa pritet të thellohet për shkak të nënçmimit të shqiptarëve që ju bën Mickovski dhe dyshimit që Mexhiti nuk jep dorëheqje nga posti i Ekologjisë./TS/