Victor Boniface ka pranuar se transferimi te Milani dështoi për shkak të lëndimeve të mëparshme dhe teksa i është përgjigjur kritikave të tifozëve.

Reprezentuesi nigerian pritej të kalonte te Milani nga Bayer Leverkuseni në formë huazimi me opcion blerjeje, por lëvizja dështoi pas testeve mjekësore të pasuksesshme javën e kaluar.

“Transferimi nuk ndodhi për shkak të lëndimeve të kaluara. Kisha dy lëndime në gju (në këmbën e djathtë), dhe kanë qenë aty për një kohë të gjatë”.

Boniface ka pësuar ndërhyrje kirurgjikale në gju në vitet 2019 dhe 2020 dhe ka munguar në shumë ndeshje në sezonin 2024/2025 për shkak të problemeve muskulare.

Sulmuesi nigerian është kritikuar në Gjermani për numrin e ndeshjeve që ka humbur sezonin e kaluar, por ai iu përgjigj me kokfortësi: “Tentoni të arrini nivelin tim para se të më fyeni”.

24-vjeçari ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në qershor 2028.

Ai ka shënuar 32 gola në 61 paraqitje me klubin e Bundesligës, duke fituar titullin kampion në vitin 2023/2024 nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Pas dështimit të transferimit të Bonifaces, Milani ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Sporting Lisbonës, Conrad Harder, për 27 milionë euro, përfshirë këtu edhe shtesat.