Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, ka akuzuar kreun aktual të komunës dhe kundërkandidatin e tij, Blerim Sejdiu, i cili kërkon mandatin e tretë, për mungesë investimesh në arsim dhe kujdes për fëmijët informon Tetovasot.
“6 shkolla komunale, asnjë çerdhe për fëmijët tanë! Ky është realiteti i hidhur në Zhelinë pas 8 viteve pushtet,” ka deklaruar Sulejmani.
Ai premtoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, për herë të parë do të hapet një çerdhe komunale, ndërsa në çdo shkollë do të funksionojë nga një paralele çerdheje.
“Fëmijët tanë meritojnë kujdes, familjet tona meritojnë mbështetje,” theksoi kandidati i AKI-së.Tetovasot