Deputetja e VLEN, Saranda Imeri, ka reaguar fuqishëm në rrjetet sociale lidhur me përkrahjen e ish-ministrit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell, ndaj kandidatit për kryetar të Çairit, Bujar Osmanit, njofton Top24
Imeri madje ka fyer Borrellin.
“Borrell po e përkrah Bujarin? Po ai që në 2008 ishte i pari që tha JO pavarësisë së Kosovës. Po ai Borrell që në vitin 2023 i vendosi sanksione Kosovës. Dhe pikërisht ky njeri sot na serviret si garanci për Bujar Osmanin. Ironia e madhe e politikës sonë.”