Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, ka bërë të ditur një nga zotimet kryesore të programit të tij për zhvillimin e komunës dhe përkrahjen e të rinjve.

Sulejmani premton se çdo student që diplomon në drejtimet deficitare do të shpërblehet me 30.000 denarë nga Komuna e Zhelinës.

“Derisa disa merren me shpifje dhe fotosesione, ne së bashku me qytetarët po shkruajmë programën e ndryshimit. Ky investim është për rininë dhe për të ardhmen tonë,” ka theksuar Sulejmani.

Ky premtim synon të nxisë të rinjtë të ndjekin drejtimet që mungojnë në tregun e punës dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin profesional në komunë.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume