Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka theksuar se programin e tij zgjedhor po e ndërton mbi bazën e ideve dhe shqetësimeve që vijnë drejtpërdrejt nga qytetarët informon Tetovasot.

Ai ka bërë të ditur se ka trokitur derë më derë, duke u lënë banorëve një numër telefoni dhe një platformë ku mund të dërgojnë çdo propozim apo problem që i shqetëson. “Sot lexoj publikisht tre nga mesazhet që kam marrë”, tha Osmani, duke shtuar se çdo ditë po pasurohet programi i tij me ide konkrete nga qytetarët.

“Ky është vizioni im për Çairin: qytetarët flasin, unë dëgjoj dhe jap zgjidhje”, theksoi Osmani.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, ai shfaqet duke lexuar mesazhet dhe duke ofruar zgjidhje të menjëhershme për disa prej tyre.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume