Më 28.08.2025 në orën 17:00, në SPB Tetovë është privuar nga liria Z.B. (75) nga rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual”, dhe pas një kallëzimi të mëparshëm të datës 11.08.2025 nga një grua 42-vjeçare nga rajoni i Tetovës se Z.B. e ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur. Nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë, pas marrjes së urdhëresës gjyqësore, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të Z.B., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një telefon celular, laptop kompjuter, resiver dhe sende të tjera. Pas ndriçimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume