Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, ka
zhvilluar një takim me sportistin e mirënjohur nga Çairi, Nexhmedin
Memedin, ish-kapitenin e gjeneratës së artë të FC Shkupit.

Me këtë rast, Mexhiti ka ndarë një fotografi dhe ka shprehur mirënjohje
për përkrahjen e marrë nga legjenda e futbollit, duke theksuar respektin
e tij për figurën sportive që për vite ka qenë simbol i suksesit dhe
krenarisë për qytetin.

“Një kafe me Nexhmedin Memedin, kapitenin e gjeneratës së artë kampione
të klubit tonë të zemrës, FC Shkupi! Mirënjohës për përkrahjen, Neçko!”,
ka shkruar Mexhiti.

Ky gjest shihet si një mesazh i fuqishëm bashkimi, ku sporti dhe jeta
publike ndajnë të njëjtat vlera të përkushtimit, suksesit dhe përkrahjes
së ndërsjellë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume