Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena haxhiu, ka folur pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb dhe konstatimit nga kryetari i Kuvendit se konstituimi është mbyllur.

Haxhiu ka thënë se s’mund të bllokohet Kuvendi për shkak të një nënkryetari dhe sipas saj duhet të vazhdohet tutje, me Qeveri të re ose zgjedhje të reja.

“Duhet të ecim para me kryesinë aktuale. Jemi të interesuar të ecim para, me qeverinë e re ose me zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume