Më 29.08.2025, rreth orës 15:10, në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria D.A. (47) nga Shkupi. Ai ishte ndaluar më parë për kundërvajtje trafiku dhe gjatë ndalimit i kishte drejtuar kërcënime policëve, ndërkohë që i kishte filmuar me telefonin celular.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzimi përkatës ndaj tij.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume