Më 30 gusht 2025, rreth orës 16:10, në Njësinë Policore në Tearcë, A.F. (23) nga fshati Odri raportoi se rreth orës 13:30 në fshatin Sllatinë, Tetovë, ishte sulmuar fizikisht nga V.B. (36) nga fshati Xhepçishtë.

Ndërkohë, rreth orës 16:50, në Stacionin Policor të Tetovës, V.B. paraqiti kallëzim kundër A.F., duke pretenduar se ai i kishte drejtuar kërcënime në të njëjtin vend.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume