Policia kufitare bullgare ka ndaluar një shtetase të Maqedonisë pasi tek ajo janë gjetur të fshehura 89.000 euro, njoftuan autoritetet policore atje.

Ngjarja është raportuar më 29 gusht, kur një grua 40-vjeçare, duke udhëtuar me veturë, ka mbërritur në vendkalimin kufitar “Gjueshevo” për dalje nga Bullgaria. Policia kufitare kërkoi kontroll të përbashkët me doganierët dhe gjatë kontrollit tek udhëtarja u gjetën 89.000 euro të ngjitura dhe të fshehura nën rrobat e saj.

Sipas mediave bullgare, është hapur një hetim i shpejtë dhe gruaja është ndaluar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume