Në vitin 2017, pas tre mandateve në krye të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaronte se kishte ardhur momenti që gjeneratat e reja të merrnin përgjegjësitë e tyre politike. Ai atëherë theksonte se ishte koha për hapësirë, mundësi dhe besim ndaj të rinjve në strukturat politike, duke u dhënë atyre shansin për të kontribuar me dije, aftësi dhe përgjegjësi shkruan Tetovasot.

Tetë vite më pas, në vitin 2025, realiteti është krejt ndryshe. Mexhiti jo vetëm që nuk i ka lënë hapësirë brezave të rinj, por rikandidon sërish, duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e premtimeve të dikurshme. Pyetja që lind natyrshëm është: ku janë gjeneratat e reja? Ku është hapësira që u ishte premtuar?

Në vend që të promovohen figura të reja, të afta për ta çuar politikën përpara, të rinjtë shpesh mbeten të izoluar brenda strukturave partiake, pa zë, pa peshë dhe pa ndikim. Ata përdoren si dekor elektoral, por nuk lejohen të jenë pjesë e vendimmarrjes transmeton tetovasot.

Deklarata e vitit 2017 sot tingëllon si një premtim i pambajtur, që thellon zhgënjimin tek ata që besuan në një ndryshim të mundshëm. Sepse ndryshimi nuk mund të vijë kur në krye mbeten po të njëjtët njerëz – me të njëjtin stil, me të njëjtën qasje, dhe me të njëjtën ambicie për pushtet.Tetovasot

Mgid