Policia në Shkup zbardhi rastin e sulmit ndaj vajzës nga Çairi, të kryer nga të miturat, të cilat e kanë xhirruar ngjarjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale. Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve nga nëpunësit policorë të Qendër dhe Bit Pazar, është konfirmuar se më 20.06.2025 rreth orës 14:00 në rr. “Pavle Iliç” në Shkup, pranë një objekti hotelerie, një vajzë 11-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza, ndërsa një vajzë e ka xhirruar sulmin me telefon celular.
Këto ditë videoja e sulmit është publikuar në rrjetet sociale dhe në një portal, ndërsa ngjarjen më 01.09.2025 e ka denoncuar në stacion policor edhe babai i vajzës së sulmuar, i cili ka thënë se për ngjarjen ka kuptuar nga rrjetet sociale, ndërsa vajza e tij nuk i ka treguar asgjë nga frika se mos po sulmohet përsëri.
Të miturat dhe prindërit e tyre janë thirrur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen kallëzime përkatëse në lidhje me veprat penale “dhunë” dhe “xhirimit i paaurtorizuar”.

Mgid