Më 3 shtator 2025, rreth orës 00:30, në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, te dalja e Tumçevishtës, oficerët e Departamentit të Policisë për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Gostivar ndaluan S.S. (58) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit, u konstatua se ai drejtonte automjetin “Fiat” me targa të Gostivarit nën ndikimin e alkoolit. Matjet treguan se në gjakun e tij kishte 2.04 promila alkool.

Personi u shoqërua në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume