Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Në një intervistë për gazetën Lajm, Mexhiti deklaroi se në kohën e arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga vendi, policia ka ndaluar për 24 orë veturën e Ahmetit, me dyshimin se Gruevski kishte mundur të përdorte atë për t’u larguar nga vendi.

“Vetura e Ali Ahmetit ka qëndruar një ditë të tërë në stacion policor, sepse dyshohej se Gruevski kishte ikur me të. Kjo është një e vërtetë që shumë shpejt do të dalë e plotë para opinionit,” tha Mexhiti.

Sipas tij, ky është një ndër rastet më skandaloze që dëshmon lidhjet e dyshimta të pushtetit të atëhershëm me arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski në Budapest, dhe se qytetarët meritojnë të dinë se çfarë ka ndodhur pas prapaskenave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume