Rasti i bulevardit “Boris Kidriç”, i cili sipas denoncimit të kandidatit Bajram Rexhepi po ndërtohet pa leje, nuk është një rast i izoluar. Ky është vetëm një simptomë e mënyrës se si funksionon garnitura aktuale komunale: pa plan, pa transparencë dhe shpeshherë në shkelje të ligjit shkruan Tetovasot.

Kur bulevardi kryesor i një qyteti ndërtohet në mënyrë të paligjshme, kjo nuk është thjesht shkelje teknike, por fyerje ndaj qytetarëve dhe tregues i degradimit të udhëheqjes. Për çudi, nuk është hera e parë. Shumë projekte të tjera në Tetovë janë nisur me pompozitet, por kanë përfunduar si gjysmë-punë, me vonesa, me dyshime për keqpërdorime dhe me cilësi nën standard.

Kjo garniturë komunale ka treguar se nuk është në gjendje të menaxhojë qytetin me seriozitet. Qytetarët e shohin çdo ditë këtë realitet: rrugë të rrënuara, mbeturina që nuk menaxhohen, mungesë të infrastrukturës moderne dhe projekte që shpesh përdoren vetëm si dekor elektoral percjelle Tetovasot.

Tetova nuk ka nevojë për ndërtime pa leje e punime të improvizuara, por për vizion, ligjshmëri dhe investime që i japin dinjitet qytetit. Dhe kjo nuk do të vijë nga një udhëheqësi që tashmë ka dështuar në shumë fronte.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume