Më 08.09.2025 në orën 12:00 në fshatin Dobërdoll i Gostivarit,
nëpunës policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria 38-
vjeçaren S.J. nga Gostivari. Gjatë bastisjes në një objekt dhe
ambiente ndihmëse në fshatin Dobërdoll, të cilat i përdor, të kryer
me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan dy pako më të
mëdha dhe një pako më e vogël me marihuanë.
Gjithashtu më 08.09.2025 në orën 18:00, me urdhër gjykate,
është kryer bastisje në banesën dhe ambiente të tjera të personit
S.Sh.(42) nga Gostivari. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u
sekuestruan 34 pako me marihuanë.
S.J. është mbajt në stacion policor, ndërsa po ndërmerren masa
për gjetjen e personit S.Sh. Pas dokumentimit të plotë të rasteve,
ndaj tyre do të përgaditen kallëzime përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume