Më 08.09.2025, rreth orës 20:35, në rrugën magjistrale Gostivar–Kërçovë, policët e Departamentit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor në Gostivar kanë privuar nga liria P.D. (26) nga Kriva Pallanka.
I riu, duke drejtuar një veturë të tipit “Audi” me targa të Shkupit, kishte kryer parakalim të parregullt të një kolone automjetesh në një kthesë me dukshmëri të pamjaftueshme, duke rrezikuar sigurinë e komunikacionit.
Ai është dërguar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.TS
Mgid