Më 08.09.2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, policët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona: H.M. (38) dhe R.B. (61), të dy nga Tetova.

Sipas raportimit paraprak, rreth orës 18:30, pas një debati të shkurtër, ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht M.J. (34) nga Tetova, duke përdorur edhe sende prej druri.

Të dy të dyshuarit janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume