Pse Izet Mexhiti nuk jep dorëheqje nga Ministria e Ekologjisë? A ka frikë nga humbja në Çair? Ja çfarë thotë ai (VIDEO)

Izet Mexhiti vazhdon të mbajë dy poste në Qeverinë VMRO–VLEN, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekologjisë, edhe pse tashmë është zyrtarizuar kandidat për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet e tetorit. Pyetjet janë të shumta: pse nuk jep dorëheqje nga funksionet ekzekutive dhe a ka frikë nga pasojat politike të një veprimi të tillë?
Në një prononcim për TetovaSot, Mexhiti pranoi se ka emëruar madje edhe pasardhësin e tij parakohe në ministri Bekim Sali, duke lënë të kuptohet se pret të ulet në karrigen e kryetarit të Çairit. “Qytetarët do të vendosin dhe me 19 tetor do të më zëvendësoj Bekim Sali si zvëkryeminsitër” u shpreh Mexhiti për TS.
Nga ana tjetër nëse fiton, Mexhiti do të justifikojë kalkulimet e tij; nëse humb, çfarë do të ndodhë me dy pozicionet qeveritare që ende i mban? A do të vazhdojë të qëndrojë në to, apo humbja do të detyrojë një dalje të dhimbshme nga skena qendrore?
Kjo dilemë nuk është vetëm personale, por edhe politike, sepse prek kredibilitetin e VLEN si parti që kërkon të shfaqet ndryshe nga rivalët e saj.
@tetovasot_official Pse Izet Mexhiti nuk jep dorëheqje nga Ministria e Ekologjisë? A ka frikë nga humbja në Çair? Ja çfarë thotë ai.#nevrijademi #viralvideos #TS #Ekskluzive #Tetovë
♬ Annihilate / Disappear / Transfer / Enemy / Darkness / Warp – MATSU