Më 09.09.2025, rreth orës 15:30, në SPB Tetovë një 49-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi B. për shumën prej 5.000 euro.
Sipas kallëzimit, në maj 2025 në Republikën Federale të Gjermanisë, ai ishte marrë vesh që t’ia dorëzonte automjetin e tij “Volkswagen Golf” për transport drejt RMV-së, vetëm me autorizim transporti. Por personi i dyshuar, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij, ka rregulluar dokumentacionin doganor – me gjasë duke falsifikuar dokumente – dhe më pas ia ka shitur automjetin një personi tjetër nga një fshat i Tetovës.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Mgid