Andrej Zhernovski ka sbuluar një informacion ekskluziv i cili thotë se mes VMRO-së dhe BDI-së po ka marrëveshje dhe ajo do të finalizohet dhe nënshkruhet pas zgjedhjeve lokale.
“Mickoski prej kohësh po i lutet Ahmetit “të riedukuar” që të hyjë në Qeveri!
Nuk vlejnë më ato fjalime krenare patriotike nga ditët e lavdishme të opozitës, kur premtonte se do t’u jepte mësim, do t’i modernizonte dhe do t’i çkriminalizonte ish-partnerët e BDI-së” ka shkruar Zhernovski, përcjell TS.
Sipas tij negociatat mes dy partive jo vetëm që janë intensive, por janë në fazën përfundimtare.
Burime të besueshme thonë se është rënë dakord që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.
“Negociatat mes dy partive jo vetëm që janë intensive, por janë në fazën përfundimtare.
Burime të besueshme thonë se është rënë dakord që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në prill të vitit të ardhshëm” thotë më tej Andrej Zhernovski.
Ai vazhdon më tej duke thënë se nuk është shaka për 1 prill, dhe ata që po negociojnë mund t’jua konfirmojnë këtë.
Sipas Zhernovskit BDI ominon në negociata.
“Në fakt, BDI tashmë dominon në negociata, sepse nuk u pranua lutja e Mickoskit që “koalicioni i ri patriotik” të bëhej menjëherë pas zgjedhjeve lokale – pa i dhënë votuesit fjalën e fundit për këtë martesë të vjetër-në-formë-të-re” thuhet në letrën e tij që ka shkruar në Facebook.
Nga ana tjetër, Zhernovski thotë se VLEN dhe ZNAM do të dalin në opozitë.
“Ah po – i harrojmë gati VLEN-in dhe ZNAM-in. Ata do të mbeten me gisht në gojë, ashtu si votuesit e tradhtuar” thotë Zhernovski.
Në fund sipas Andrej Zhernovskit pritet që fotografia e dasmës do të ndodh së shpejti mes Ahmetit dhe Mickovskit./TS/