Arben LLALLA

Në zgjedhjet vendore që do të mbahen në tetorin që vjen, për aq sa mund të kuptojmë, BDI është përqendurar fuqishëm për të fituar komunën e Çairit dhe atë të Tetovës. Ky është një bast personal i Ali Ahmetit me kryeministrin Mickoski i cili është strukur në hijen e vasalëve të tij, Izet Mexhitit e Bilall Kasamit. Mirëpo edhe VLEN është përqendruar që të fitojë këto dy komuna. Për të tjerat dihet pak a shumë se si do të përfundojnë. VLEN është duke kërkuar me ngulm ndihmën e votuesve të Maqedonisë së Veriut – të atyre sllavë, më tepër se sa të votuesve shqiptarë të cilët përkrahin fuqishëm Aleancën Kombëtare për Integrim – AKI. Me këtë bie poshtë teoria e VLEN për gjoja vota të pastra shqiptare.

Në komunën e Tetovës Bilall Kasami duket që komunën e ka vënë në shërbim të pakicës së maqedonasve të veriut të cilët përbëjnë rreth 15% të popullsisë së qytetit. Ata pretendojnë të kontrollojnë 50% të Tetovës nëse Kasami rifiton komunën. Por a do të ulin kryet tetovarët e qytetit kërthizë të shqiptarëve në RMV, a do ta lejojnë një kontroll të këtillë tetovarët e qytetit motor të atdhetarisë shqiptare? A do të ulin kryet tetovarët dhe për interesa punësimi ta lënë Tetovën në duart e VLEN dhe Bilall Kasamit e Adnan Azizit që pretendon të zëvendësojë Kasamin pas katër vjetësh në krye të komunës së Tetovës?

Burime tepër kofidenciale thonë se Tirana zyrtare është tepër e shqetësuar për gjerndjen e shqiptarëve në Maqedonin e Veriut gjatë kësaj qeverisje të VMRO-VLEN. Flitet për një angazhim personal të kryeministrit Rama që AKI të fitojë komunën e Tetovës, duke parë nënçmimin që VMRO po ia bën VLEN e sidomos shqiptarëve. Mickoski madje është duke i poshtëruar me deklaratat mediatike Bilall Kasamin, dhe Adnan Azizin.

Me marrjen e drejtimit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami degradoi institucionet. Të vetmet cilësi që ai i mori parasysh janë servilizmi, ndërkaq shkeli me të dy këmbët meritokracinë. Veç kësaj, Kasami shiti tokat shtetërore me çmime qesharake, forcoi tejmasë punësimet partiake dhe pa arsim të duhur. Kështu ai shkeli çdo premtim e betim parazgjedhor për punë me duar të pastra dhe qeverisje të ndryshme nga ato të mëhershmet. Lista është e gjatë, e pafund, me gënjeshtra dhe shkelje të njëpasnjëshme të besës burrërore.

Donacioni prej 800 mijë eurosh i pranuar nga një firmë serbe e dyshuar për lidhje me Beogradin konfirmoi shqetësimet e Parlamentit Europian ndaj projektit që tashmë njihet si “Bota Serbe”. Pranimi i këtij donacioni dhe tentimi për ta shitur si një produkt konsumi në treg para përkrahësve të tij dhe qytetarëve të tjerë paraqet amnisti të shtypjes, dëbimit e vrasjes së shqiptarëve sipas urdhrave nga Beogradi.

Për katër vjet Bilall Kasami rriti tatimtaksat komunale të ujit, plehrave, të shtëpive e banesave, duke rënduar xhepin e votuesve tetovarë, në një kohë kur ai dhe qevrisja VLEN duhej të mbronin qytetarët nga rritja e pakontrolluar dhe e panevojshme e çmimeve. Nëse njerëzit nuk reflektojë mbi gënjeshtrat që vetë VLEN i mbolli e i ujiti, atëherë asgjë nuk do të ndryshojë. Do të vazhdojmë ta trajtojmë njeri-tjetrin me përbuzje, xhelozi, zili, keqdashje dhe smirë. Duket se disa punojnë që të jetojmë kështu, duke na penguar qëllimisht për të ecur përpara. Njerëzit që kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin me gjithë zemër kanë ecur përpara.

Me ngjarjet e kohëve të fundit është kristalizuar drafti i plotë i gjërave të rendit të ri diktatorial që po instalohet në Maqedonin e Veriut nën qeverisjen VMRO-VLEN. Plani i qeverisjes së keqe është që të shkatërrojë shtyllat kurrizore të shoqërisë sonë të cilët janë klasa e mesme, arsimi dhe blerjen e çdo gjëje nga grupacionet politike – mafioze. Politika nacionaliste që po ndjek kjo qeveri në shtetin multietnik ka për qëllim ndërtimin e një perandorie të vogël duke i mbizotëruar popujt e tjerë.

Pyetja është nëse ka rrugëzgjidhje për të ndalur këto veprime të qeverisë së keqe vendore? Zgjidhja mund të gjendet vetëm duke e dënuar mëkatarin politik që na ka çuar në rrënim totalitar me anë të votës demokratike në zgjedhjet që do të mbahen në 19 tetor 2025, duke votuar kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim-AKI.

Këto zgjedhje të tetorit në Maqedonin e Veriut janë me disa plane jo me A dhe B, por edhe C, D, E… Në këto zgjedhje shqiptarët do të ndahrn në dy grupe: në vasalë të Beogradit, të nënçmuar, qytetarë të dorës së dytë apo në shqiptarë krenarë, me dinjitet me sy e vesh nga Tirana. Çdo gjë vëzhgohet, shënohet për vendin që do zënë në histori, si bij tradhëtarësh apo bij patriotësh.

Përtej presioneve, joshjes, kërcënimeve, votuesi shqiptar në RMV ka ditur gjithnjë për kë voton përpara kutisë. Ky votues e dallon qartë të keqen nga e mira.

Besoj se edhe në zgjedhjet vendore të 19 tetori 2025 votuesi i nderuar shqiptar në Maqedoninë e Veriut do të votojë masivisht për njerëzit që shohin me sy dhe dëgjojnë me zemër nga Tirana dhe jo për vasalët e Beogradit, Klanit të Zemunit, për denarët e Millosheviçit, për muzikën serbe të Cecës, për kopilat e Hezbullait, etj. Vasalët e Beogradit kanë për detyrë të shkatërojnë çdo gjë shqiptare që është ndërtuar me mund e flijim prej kaq vitesh.

Mgid