Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër R.R. (29), A.A. (28) dhe një të mituri 14-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas SPB Kumanovë, më 13 korrik 2025, në vendin e quajtur “Bahçet” në Kumanovë, të dyshuarit i kanë vënë flakën kabllove me qëllim që të nxirrnin bakrin, me ç’rast zjarri është përhapur dhe ka përfshirë barin e thatë përreth.TS
Mgid