Më 10 shtator 2025, rreth orës 14:40, në SPB Tetovë është raportuar për një aksident trafiku në autostradën Shkup–Tetovë, afër fshatit Zhelinë. Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Volkswagen Touareg” me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.B. (38) nga Ohri, dhe një automjet “Opel Corsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.B. (78) nga Shkupi.

Si pasojë e përplasjes, udhëtarja nga “Opel Corsa”, L.B. (75) nga Shkupi, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara nga Spitali Klinik i Tetovës. Një ekip hetimor nga SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume