Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës shprehu shqetësim rreth përshpejtimit të zgjerimit ushtarak të Japonisë .

Më 29 gusht, Ministria e Mbrojtjes e Japonisë paraqiti kërkesën për një buxhet mbrojtjeje rekord prej 60.2 miliardë dollarësh (8.8 trilionë jenë) për vitin fiskal 2026. Përveç kësaj, Japonia ka në plan të vendosë një version të përmirësuar të raketës tokë-anije “GSDF” në Kiushu, e cila ka një rreze që mbulon zonat bregdetare të Kinës.

Zëdhënësi Jiang Bin në një konferencë shtypi, vuri në dyshim qëllimet e Japonisë, duke theksuar që veprime të tilla kanë sjellë shqetësim .”Ne i bëjmë thirrje Japonisë të reflektojë thellësisht mbi historinë të veprojë me kujdes në çështjet ushtarake e të sigurisë ,” tha Jiang.

Mgid