Më 11 shtator 2025, në orën 17:20, në rrugën “Shumatoshka” në Gostivar, efektivët policorë të DPB Gostivar arrestuan K.F. (68) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg.

Ai ishte dënuar për veprën penale të parashikuar nga neni 300 paragrafi 3 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 dhe paragrafi 1 të Kodit Penal. Pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në institucionin ndëshkues-korrektues “Burgu i Tetovës” për të vuajtur dënimin e shqiptuar.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume