SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër J.M. (37) dhe F.M. (44), të dy nga një fshat i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Rrezikimi i sigurisë” dhe “Lëndim trupor”.

Sipas hetimeve, më 12 gusht 2025, i denoncuari i parë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare në shtëpinë familjare. Më pas, në shtëpinë e babait të saj, dy të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e bashkëshortes së tij.

Rasti është dokumentuar dhe materialet janë përcjellë për procedurë të mëtejshme ligjore.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume