SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër D.Ç. (37) dhe Z.M. (41), të dy nga Manastiri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas policisë, në një dhomë të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Manastirit, nëpunësit e burgut ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të parë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan një telefon celular dhe sasi marihuane, e cila dyshohet se i ishte hedhur më herët përmes gardhit nga i denoncuari i dytë, në bllokun e hapur të institucionit.

Materialet janë dorëzuar për procedurë të mëtejshme ligjore.TS

Mgid