SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.A. (47) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Sipas policisë, më 16 shkurt 2025, në autostradën Kumanovë–Shkup, gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga i denoncuari, u konstatuan shenja se patentë shoferi e paraqitur për kontroll ishte e falsifikuar dhe me origjinë gjermane.

Rasti është dokumentuar dhe materialet janë përcjellë për procedurë të mëtejshme ligjore.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume