Më 11 shtator 2025, në orën 08:30, në kryqëzimin e rrugëve “Debarska” dhe “Hristo Tatarçev” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Chevrolet Spark” me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.I. (35) nga Gostivari, ka goditur T.N. (67) nga Shkupi.

Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Njësitë hetimore të SPB Shkup kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume