Sot, më 12 shtator 2025, në orën 04:00, SPB Shkup ka marrë denoncim se B.P. (37) nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë në bulevardin “Sh. Kliment Ohridski”, përpara kryqëzimit me bulevardin “Arradhat Partizane”, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.TS
Mgid